RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Osmani: Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës
🇽🇰 Kosova

​Osmani: Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste. Sipas saj, fuqizimi i al

nga B G23 tetor 202523 tetor 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Serbia vazhdimisht po përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste.

Sipas saj, fuqizimi i aleancës me vendet demokratike është përgjigjja më e mirë ndaj Serbisë, e cila, siç tha ajo, është dorë e zgjatur e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

E para e vendit, në një fjalim para studentëve në Universitetin e Berlinit të enjten, tha se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ajo theksoi se Kosova nuk kërkon privilegje për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por proces meritor dhe drejtësi.

“Serbia, dora e zgjatur e Rusisë, vazhdimisht përpiqet të dëmtojë sovranitetin e Kosovës përmes destabilizimit, dezinformimit dhe duke përkrahur grupe terroriste kriminale. Qëllimi është të kthehet prapa verdikti i historisë për të zhbërë çdo gjë të demokracive. Kosova nuk do të frikësohet. E dimë sesi veprojnë agresorët, se çfarë bëjnë dhe çka do të bëjnë nëse nuk i ndalim ne së bashku. Përfundimisht, përgjigjja ndaj dhunës është sundimi i së drejtës. Përgjigjja ndaj propagandës është e vërteta. Përgjigjja ndaj frikës është guximi i përbashkët dhe i ringjallur. Më me rëndësi, përgjigjja ndaj agresorit që maskohet si paqebërës është të kesh aleanca të forta. Vetëm aleanca e demokracive do t’i kthejë prapa ata që synojnë të na kthejnë neve prapa”, tha ajo.

Sipas saj, zgjerimi i BE-së nuk duhet të jetë një proces burokratik dhe që mund të vonohet, pasi çdo lloj ngurrimi do të krijojë hapësirë për aktorë keqdashës. Ajo shtoi se kur Kosova i kryen detyrat e shtëpisë dhe të gjitha reformat e nevojshme, atëherë duhet të ketë një shteg për t’ia hapur derën e anëtarësimit në BE.

“Zgjerimi i BE-së nuk është një proces burokratik që mund të vonohet. Është imperativ strategjik që duhet përqafuar. Çdo lloj ngurrimi krijon hapësirë për aktorë keqdashës që duan ta mbushin atë. Çdo vonesë trimëron ata që nuk e kanë të njëjtën vlerë që e kemi ne. Kosova nuk kërkon privilegje. Kosova kërkon drejtësi për proces meritor dhe as shkurtesa. Një rrugë, shteg i qartë, kredibil, por respekt për punën që kemi bërë dhe reformat që vazhdojmë t’i ndërmarrim… Kemi parë shumë herë se një shtet anëtar bllokon vullnetin e të gjithë të tjerëve. Mendoj se zgjerimi duhet të shihet nga një këndvështrim më i gjerë. Po e shikoni Ballkanin Perëndimor si rajon, ka ardhur momenti ta shihni si potencial dhe jo si barrë. Nëse i bëjmë detyrat e shtëpisë dhe të gjitha reformat, duhet të ketë një shteg për të na hapur derën dhe futur brenda”, theksoi Osmani.

Në anën tjetër, Osmani tha se demokracia në Kosovë vazhdimisht po përforcohet, derisa përmendi organizimin e zgjedhjeve të lira dhe garuese, madje sipas saj, më të mirat në rajon, raporton KosovaPress.

“Kosova është demokraci që vazhdimisht është përforcuar. Institucionet tona mbajnë zgjedhje të lira dhe garuese, madje më të lirat dhe më garueset në të gjithë rajonin. Të rinjtë tanë dhe diaspora e shkëlqyeshme udhëheqin një ekonomi digjitale që lidh Kosovën me Berlinin dhe Munihun dhe shumë më gjerë. Politika jonë e jashtme është e ngulitur në të ardhmen evropiane”, përfundoi ajo.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

6 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

59 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë