Barbadosi zgjedh për herë të parë një presidente grua
Barbadosi ka zgjedhur për herë të parë një presidente grua, në kohën kur po bëhet gati që të shndërrohet në Republikë, duke e larguar Mbretëreshën Elizabeth nga pozita e kreut të shtetit. Dame Sandra
Barbadosi ka zgjedhur për herë të parë një presidente grua, në kohën kur po bëhet gati që të shndërrohet në Republikë, duke e larguar Mbretëreshën Elizabeth nga pozita e kreut të shtetit.
Dame Sandra Mason, 72-vjeçare pritet të betohet më 30 nëntor, në ditën kur do të shënohet 55 vjetori i pavarësisë nga Britania e Madhe.
Qeveria e Barbadosit kishte njoftuar për planin e saj që të kalojë në statusin Republikë dhe sipas qeverisë, ka ardhur koha që Barbadosi të lë përfundimisht pas të kaluarën e saj koloniale.
Me një popullatë prej rreth 385,000 banorë, Barbadosi është një prej ishujve më popullor dhe prosperues të Karaibeve./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






