
Artisti japonez krijon kullën Jenga që lëvizë si e dehur
Artisti nga Tokio, Kei Kanamori, ka realizuar një krijim unik artistik. Ai ka sjellë në jetë kullën Jenga-lojë, e cila në video shihet duke ecur si një person i dehur. Kulla fillon të ecë pasi që mbi
Artisti nga Tokio, Kei Kanamori, ka realizuar një krijim unik artistik. Ai ka sjellë në jetë kullën Jenga-lojë, e cila në video shihet duke ecur si një person i dehur.
Kulla fillon të ecë pasi që mbi të vendosen shumë blloqe.
Kei i ndërtoi kullës edhe këmbët, të cilat sillen dhe duken duke u shtrembëruar derisa mundohet të mbajë drejtpeshimin.
Kei u inspirua për të ndërtuar kullën Jenga nga një orë mësimi që ndjeku në shkollë. Ai me efekte vizuele merret që katër vite, kur edhe shkarkoi një softuer të quajtur Blender, i cili i mundëson të krijojë figura 3D.
Prej atëherë është zhvilluar në këtë drejtim.
Ai, realizimin e këtij projekti e ka ndarë në mediet sociale, ku ka treguar se si ia ka dalë të krijojë lëvizje të vërteta të kullës Jenga.
Video që shohim u realizua e tëra nga imazhe të nxjerra me kompjuter, që do të thotë çdo gjë është në formë digjitale./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






