RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Artisti gjakovar krijon mozaikun unik me Messin dhe Yamalin para finales së Botërorit
Futboll

Artisti gjakovar krijon mozaikun unik me Messin dhe Yamalin para finales së Botërorit

Artisti gjakovar Alkent Pozhegu ka realizuar një vepër të veçantë artistike pak para finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës. Në sheshin e Gjakovës, Pozhegu ka krijuar një mozaik me

nga B G19 korrik 202619 korrik 2026

Artisti gjakovar Alkent Pozhegu ka realizuar një vepër të veçantë artistike pak para finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës.

Në sheshin e Gjakovës, Pozhegu ka krijuar një mozaik me portretet e dy yjeve të futbollit, Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, duke i kushtuar këtë vepër përballjes së madhe që pritet të zhvillohet për trofeun e Botërorit.

Mozaiku është realizuar brenda pak orësh dhe është krijuar me rreth 150 kilogramë fara të ndryshme, përfshirë misër, grurë, fara luledielli dhe mel.

Përmes këtyre materialeve natyrore, artisti ka sjellë një kombinim mes artit tradicional dhe pasionit për futbollin.

Alkent Pozhegu është i njohur për krijimin e mozaikëve me materiale të pazakonta natyrore, ndërsa kjo vepër e fundit është një homazh për dy gjenerata të ndryshme të futbollit botëror: legjendën Lionel Messi dhe talentin e ri Lamine Yamal.

Vepra e tij në Gjakovë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, duke i dhënë një ngjyrim të veçantë atmosferës para finales së madhe të Botërorit 2026.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

7 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

8 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

9 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

9 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

10 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

10 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

12 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

12 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

12 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

13 orë më parë