Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një fëmijë 7-vjeçar

nga B G25 maj 2026
Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një fëmijë 7-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Mengël, në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, ku një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në shkollë, kur i ka shpëtuar nga dora nënës së tij dhe është goditur nga mjeti që po qarkullonte në aksin nacional.

Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së fshatit, e cila ndodhet ngjitur me rrugën kryesore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →