RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFilm
🎬 Film

Adriana Matoshi për filmin ”Zgjoi”: Historike, shkojmë përpara 123…

Filmi me skenar e regji të Blerta Bashollit, “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për “Oscars 2022”. Kështu sonte ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një p

nga Miranda Beqaj21 dhjetor 202121 dhjetor 2021

Filmi me skenar e regji të Blerta Bashollit, “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për “Oscars 2022”. Kështu sonte ka bërë të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe aktorja Adriana Matoshi, e cila e ka quajtur historik nominimin në Oscars.
”Shkojmë përpara 123…”, ka shkruar Adriana.

Gjithashtu për suksesin e ”Zgjoi”-t ka reaguar edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila e ka quajtur sukses të jashtëzakonshëm.
“‘Zgjoi’, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj. Bravo! Me ju drejt majave! #Oscars2022″, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndërkaq, edhe aktorja e cila është protagonistja kryesore e këtij filmit, Yllka Gashi ka reaguar në lidhje me këtë lajm.
“Kosova për herë të parë përmes filmit “Zgjoi” ka hyrë në listën e ngushtë të filmave ndërkombëtar për Oscars 2022!!!! Gëzim e kënaqësi!!!!”, ka shkruar aktorja.
“Zgjoi” sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
“Zgjoi” ka për producent Yll Ukën, Valon Bajgorën dhe Agon Ukën; drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj. “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./21Media

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
LAJMI TJETËR →
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

Lexo edhe

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

1 min më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

9 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

1 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

1 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

3 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

4 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë