Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Adriana Matoshi njofton se do të operohet: Shëndeti m’tradhtoj prapë

nga Venera Grabanica11 mars 2024
Adriana Matoshi njofton se do të operohet: Shëndeti m’tradhtoj prapë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se po përballet me një sëmundje të re dhe se i duhet t’i lë të gjitha angazhimet për të kryer një operim.

Matoshi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përmendur edhe disa raste kur njerëzit e kanë tradhtuar dhe nuk ia kanë dëshiruar të mirën, por pavarësisht kësaj ka shprehur dashuri dhe të mira për të gjithë.

”Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë. E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë. Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem. Unë prapë ju du shumë!
Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht. Unë po shkoj, për me u kthy. Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni. Po shkoj. Ju lutnu unë me u kthy mirë.Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë”, ka shkruar ndër tjera Matoshi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →