Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky bën një vizitë të papritur në Kanada

nga Kaltrina Berila22 shtator 2023
Zelensky bën një vizitë të papritur në Kanada

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Kanada në një vizitë të paparalajmëruar për të mbledhur mbështetjen për vendin e tij.

Kryeministri Justin Trudeau priti Zelenskyn në pistën e Otavës.

Ky është udhëtimi i parë i Zelensky në Kanada që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Më shumë se 175,000 ukrainas kanë shkuar në Kanada që kur nisi lufta dhe Kanadaja ka ofruar 6.1 miliardë euro mbështetje për Ukrainën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të flasë në Parlamentin Kanadez si pjesë e kampanjës së tij për të forcuar mbështetjen nga aleatët perëndimorë për luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →