Presidenti i Këshillit të BE-së bën një vizitë të papritur në Kiev
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, duke thënë në një postim në Twitter se ai ishte “në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike”. Presidenti ukra
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka bërë një vizitë të papritur në Kiev, duke thënë në një postim në Twitter se ai ishte “në zemër të një Evrope të lirë dhe demokratike”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përshëndeti vizitën dhe tha në kanalin e tij Telegram se Michel është “një mik i madh i Ukrainës”.
Ai falënderoi presidentin e Këshillit Evropian për një “takim domethënës”, duke shtuar se u diskutuan sanksionet kundër Rusisë, mbrojtja dhe mbështetja financiare për Ukrainën, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Vizita e Michel vjen pas udhëtimit në kryeqytetin ukrainas muajin e kaluar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Disa liderë perëndimorë kanë vizituar gjithashtu së fundmi Ukrainën dhe kanë zhvilluar takime me Zelenskyn./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë





