Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Xhaferi: Kurti është dëshmi e qartë e një dështimi politik

nga Gentrita Xhemajli3 nëntor 2025
Xhaferi: Kurti është dëshmi e qartë e një dështimi politik

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka adresuar kritika ndaj kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, për mungesë të përpjekjeve seriozre për krijimin e një shumice parlamentare për formimin e Qeverisë.

Në një deklaratë për RTV21 deputeti Xhaferi tha se  qasja destruktive  e Kurtit po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe shtetin tonë.

‘’Që nga fillimi zoti Kurti ka pas një strategji, pra zvarritjen dhe kalkulime politike. Asnjë përpjekje serioze, as për konstituimin e Kuvendit apo krijimin e shumicës qeverisëse. Në vend që të tregojë përgjegjësi ai ka zgjedhur që të mbajë vendin të ambicieve të veta personale. Po të kishte vullnet real politik për krijimin e shumicës institucionale kjo situatë nuk do të zgjaste për muaj të tërë. Sot vendi ka nevojë për zgjedhje të reja. Pra, as për justifikime apo arsyetime politik. Pa aftësia e Albin Kurtit për të ndërtuar shumicën, ndonëse ka 48 deputetë është dëshmi e qartë e një dështimi të tij politik. Një qasje destruktive që po e dëmton jo vetëm politikën, por edhe vet shtetin tonë”, tha Xhaferi. /RTV21

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →