📰 Lajme
VV’ja nga Shtimja: Drejt 500 mijë zemrave që rrahin sikur një
nga Gentrita Xhemajli19 janar 2025
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka entuziazëm të madh qytetar gjatë takimit të kryeministrit Albin Kurti në Shtime, duke e cilësuar si një dëshmi të qartë se fitorja e 9 shkurtit do të jetë historike.
Ata theksuan se nga çdo cep i Shtimes dhe i Kosovës, qytetarët janë të mobilizuar dhe të bashkuar, duke synuar arritjen e 500 mijë zemrave që rrahin sikur një.
“Entuziazmi i madh qytetar është dëshmi se fitorja e 9 shkurtit do të jetë historike. Cep me cep Shtimes e gjithandej Kosovës drejt 500 mijë zemrave që rrahin sikur një”, ka shkruar LVV në Facebook.









