RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
​Vuçiq kërkon heqjen e barrikadave, do të mbajë sonte takim me serbët e Kosovës
🗺️ Rajoni

​Vuçiq kërkon heqjen e barrikadave, do të mbajë sonte takim me serbët e Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq ka bërë të ditur se sonte presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ketë një takim me serbët e Kosovës për të biseduar lidhur me largimi

nga B.K28 dhjetor 202228 dhjetor 2022

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq ka bërë të ditur se sonte presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ketë një takim me serbët e Kosovës për të biseduar lidhur me largimin e barrikadave.
Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se Vuçiq ka kërkuar heqjen e barrikadave dhe se lidhur me këtë çështje do të mbajë një takim me serbët e Kosovës, pas së cilës do të dilet me vendimin sa i përket çështjes së barrikadave.
“Presidenti Aleksandar Vuçiq pati një bisedë serioze dhe të vështirë për më shumë se dy orë, në fakt vazhdim i bisedës me serbët nga veriu i Kosovës dhe me shtabin e krizës, por tani këtu në Beograd, ai prezantoi përmbajtjen e këtyre dokumenteve dhe deklaratave. Tregoi, për gjithçka që po marrim dhe luti njerëzit tanë, serbët që të tërhiqen nga barrikadat. Serbët e dëgjuan presidentin Aleksandër Vuçiq dhe disa herë gjatë bisedës përsëriten se ata vetëm atij i besojnë, se nuk i besojnë asgjë Albin Kurtit… Për t’iu paraqitur të gjitha që tha presidenti Aleksandar Vuçiq, për t’ju paraqitur përmbajtjen e këtyre deklaratave zyrtare dhe më pas serbët do të nisen në drejtim të Serbisë qendrore, ku ata diku atje pas orës 19:00 do të takohen me presidentin Aleksandar Vuçiq ku do të diskutojë për të gjitha këto dhe pas kësaj do të shohim se cili është vendimi i popullit serb në veri të Kosovës kur bëhet fjalë për tërheqjen nga barrikadat”, ka thënë Petkoviq.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, përmes një deklarate të përbashkët, thanë sot se kanë marrë garanci nga autoritetet në Kosovë se nuk ka lista me emrat e serbëve që do të arrestohen apo përndiqen që protestojnë paqësisht apo për vendosjen e barrikadave.
Arrestimi i Dejan Pantiqit nxiti serbët lokalë të bllokonin rrugët në veri. Për shkak të barrikadave të vendosura, që nga 10 dhjetori, dy pikat kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – janë të mbyllura.
Më 27 dhjetor, për shkak të barrikadave të vendosura në territorin e Serbisë, u mbyll edhe pika tjetër kufitare, ajo e Merdares. Për vendosjen e barrikadave, Kosova ka fajësuar grupet kriminale që mbështeten nga Serbia.

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
LAJMI TJETËR →
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

13 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

25 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

53 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

58 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë