RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Von der Leyen: Duhet qasje e përbashkët për vaksinim të detyrueshëm

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot tha se është koha që Bashkimi Evropian të mendojë rreth vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit. “Si mund të nxisim dhe të mendojmë p

nga Venera Grabanica1 dhjetor 20211 dhjetor 2021

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot tha se është koha që Bashkimi Evropian të mendojë rreth vaksinimit të detyrueshëm kundër koronavirusit.
“Si mund të nxisim dhe të mendojmë potencialisht rreth vaksinimit të detyrueshëm brenda Bashkimit Evropian? Kjo kërkon diskutim dhe qasje të përbashkët. Por, mendoj se ky është diskutim që duhet të zhvillohet”, deklaroi ajo në një konferencë për media.
Në anën tjetër, çështja e shëndetësisë është përgjegjësi ekskluzive e secilit shtet anëtar të BE-së. Dhe kjo ishte hera e parë që dikush nga zyrtarët evropianë nxitën debat rreth vaksinimit të detyrueshëm.
Përpos Austrisë, asnjë shtet tjetër deri më tani nuk ka imponuar vaksinimin e detyrueshëm, marrë parasysh se fjala është për çështje të ndjeshme që shkakton debat të ashpër në opinion.
Vetëm për shkak të futjes në përdorim të të ashtuquajturave certifikatave për COVID-19, në disa shtete evropiane pati protesta të dhunshme dhe trazira.
Në anën tjetër, presidentja e Komisionit Evropian konfirmoi që deri në mars të vitit 2022, BE-ja do të pranojë edhe 360 milionë doza shtesë të vaksinës Pfizer dhe Moderna kundër koronavirusit.
“Kështu do të mundësohet që të gjithë evropianët të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”, njoftoi ajo.
Sipas Von der Leyen, BE-ja arriti marrëveshje me kompaninë Pfizer/ BioNTech që të përshpejtohet prodhimi i vaksinave për fëmijë, që do të duhej të ishin të qasshme nga 13 dhjetori i këtij viti.
Agjencia evropiane për Barna (EMA) miratoi vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç të kompanisë Pfizer/BioNTech./REL

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
LAJMI TJETËR →
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

17 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

44 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

49 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë