🗺️ Rajoni
Veturat bëhen “përshesh” në Rrugën e Kombit, dy të lënduar
nga Kaltrina Berila11 dhjetor 2023
Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident në “Rrugën Kombit”, pranë fshatit Blinisht në Shqipëri.
Aktualisht raportohet për dy të lënduar dhe dëme të shumta materiale.
Dyshohet se lagështia e ngricat në rrugë si pasojë e motit të keq, ka ndikuar në aksident.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërkaq qarkullimi i mjeteve është bllokuar.










