Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

nga R6 gusht 2023
Pesë të lënduar nga një aksident në Rrugën e Kombit

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Makina me targa serbe përplaset me trafik ndarësen, lëndohen 5 anëtarët e një familje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit, saktësisht në fshatin Gziq.

Një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar 5 anëtarët e një familje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ndërsa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Familja ishte nisur për pushime. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit. /abcnews.al

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →