Veteranët e UÇK-së thyen rrethojat dhe aktualisht po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Pranë kuvendit u pozicionua edhe Njësia Speciale e Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku gjatë protestës tha se dëshmojnë se tentimet për mohimin e gjithë kontributit dhe sakrificave të luftëtarëve të UÇK-së nga ana e institucioneve të vendit nuk do të kenë sukses.
Klinaku shtoi se do të vazhdojnë me protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Ndryshe, veteranët e UÇK-së po ndihen të diskriminuar, duke mos u përfshirë në këtë rritje, pasi pensioni i tyre aktual është aq sa është paga minimale.










