Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Një polic lëndohet në protestën e veteranëve

nga Egzona Mehmeti6 qershor 2022

Një polic u lëndua në protestën e veteranëve, derisa veteranët thyen rrethojat e Kuvendit dhe hynë në oborrin e këtij institucioni.
Para veteranëve, të cilët po qëndrojnë në oborrin e Kuvendit, doli edhe deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, i cili tha se veteranët kanë luftuar, e kanë sjellë lirinë dhe e kanë sjellë këtë shtet.
Ai tha se institucionet nuk duhet t’i detyrojnë veteranët që të protestojnë, por as “Mos gaboni me prek asnjë pemë të këtij institucioni, këtë institucion apo ndonjë polic”.
Ndryshe, veteranët e UÇK-së po ndihen të diskriminuar, duke mos u përfshirë në këtë rritje, pasi pensioni i tyre aktual është aq sa është paga minimale.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →