RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetëm një aktakuzë e ngritur për krime lufte në 2021

Për vetëm një person, prokuroria ka ngritur aktakuzë për krime të luftës gjatë vitit të kaluar. Nga Departamenti për Krime Lufte thuhet se mungesa e pranisë fizike të të pandehurit po u pamundëson ngr

nga Kaltrina Berila31 mars 202231 mars 2022

Për vetëm një person, prokuroria ka ngritur aktakuzë për krime të luftës gjatë vitit të kaluar. Nga Departamenti për Krime Lufte thuhet se mungesa e pranisë fizike të të pandehurit po u pamundëson ngritjen e aktakuzave. Ndërkaq, ambasadorë të huaj thonë se armiku më i madh i vendosjes së drejtësisë për viktimat është koha.
Kështu u tha në prezantimin e raportit vjetor të Fondit për të Drejtën Humanitare nga monitorimi i gjykimeve mbi krimet e luftës dhe veprave penale të motivuara etnikisht dhe politikisht gjatë vitit 2021.
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare tha se kanë monitoruar 50 seanca gjyqësore në rastet e krimeve të luftës dhe 20 seanca që lidhen me vepra penale që lidhen me prapavijë politike.
“Dy persona janë arrestuar me dyshimet për krime të luftës. Gjatë kësaj periudhe janë procesuar pesë raste kundër gjashtë personave… në raportin vjetor për 2021 i përbën 13 analiza të proceseve gjyqësorë që ndërlidhen me krime të luftës 10 prej këtyre rasteve janë të krimeve të luftës. Është i mjaftueshëm për ta përshkruar se gjendja nuk është e kënaqshme, ku vetëm një person është akuzuar për krime të luftës për vitin 2021. 70 persona janë dënuar nga institucionet në Kosovë”, ka prezantuar ai raportin.
Udhëheqësja e departamentit për krime lufte, Drita Hajdari theksoi se kanë sfida të mëdha në hetimin dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës. Ajo nuk është pajtuar me raportin.
“Prokuroria ka hetuar rastet ku e kemi siguruar praninë fizike të pandehurit. Ne nuk mund të ngrisim aktakuzë për personat që nuk janë të pranishëm. Kur thuhet që gjatë vitit 2021 është ngritur vetëm një aktakuzë, kjo mund të tingëllojë se nuk po punohet. Unë konsideroj që gjykimi në mungesë është i nevojshëm, edhe nga aspekti i drejtave të viktimave”, ka thënë ajo.
Në tryezën me temën “Pengesat aktuale në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë”, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott tha se sfidë për vendosjen e drejtësisë është se shumë nga kryerësit e veprës nuk janë në Kosovë.
“Shumë të mbijetuar kanë vdekur, ose janë shumë të moshuar që mund ta bëjë marrjen në pyetje të pabesueshme dhe të vështira. Trajtimi i këtyre sfidave është esencial. Kërkesa e familjarëve është që kryerësit e veprës të burgosen. Vetëm 213 persona janë akuzuar dhe vetëm 71 janë dënuar. 23 nga fundi i krimit, familjarët kanë të drejtë të dinë për fatin e familjarëve të tyre. Viktimat nuk duhet të jenë viktimë të politikës. Është mirë që dëgjojmë nga qeveria që kjo është prioritet nga këta. Ne gjithashtu mirëpresim rritjen e numrit të prokurorëve”, tha ai.
Pauline Menthonex Gacaferri, e cila është zëvendëshefe e misionit nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, theksoi se viktimat e krimeve të luftës kanë të drejtë për drejtësi.
“Shteti ka për detyrë për të hetuar shkeljet e drejtave të njeriut. Kultura e pandëshkrueshmërisë mund ta grryejnë paqen, në kontekst të Ballkanit Perëndimor dhe duke vonuar integrimin në Bashkimin Evropian”, ka theksuar ajo.
E shefi i seksionit për Çështje Juridike dhe Këshillimor për Sundimin e Ligjit në Zyrën e Bashkimit Evropian, Hakan Ejdevervik tha se janë duke mbështetur procesin me mbi katër milionë euro.
“Katër raste janë që nga viti 2018 dhe këto janë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe asnjë seancë nuk është mbajtur për këto raste”, ka theksuar ai, derisa ka folur për proceset gjyqësore./kp

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

27 min më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

1 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

1 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

2 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

3 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

43 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

3 orë më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

4 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

4 orë më parë