RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Vetëm duke pasur pozicion të përbashkët, shtetet tona mund të kenë suksese”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot tha se vetëm duke pasur një pozicion të përbashkët, Kosova dhe Shqipëria mund të kenë suksese. Pasi, me zëra të ndarë dhe qëndrime kundërthënëse, t

nga Egzona Mehmeti7 qershor 20217 qershor 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot tha se vetëm duke pasur një pozicion të përbashkët, Kosova dhe Shqipëria mund të kenë suksese. Pasi, me zëra të ndarë dhe qëndrime kundërthënëse, të cilat sipas tij kanë ndodhur më herët kanë përjetuar vetëm dëme.

Gjatë vizitës një ditore në Shqipëri, pas takimit me liderin e Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, Konjufca tha se qëndrimet e këtij të fundit janë të rëndësishme dhe do t’i ndihmojnë Kosovës për proceset e ardhshme politike.

“Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Më erdhi mirë kur i dëgjova qëndrimet e PD-së për sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen, veçanërisht në dialogun me Serbinë, në të cilën Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë, të cilat rezultatit përfundimtar duan ta kenë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një etniteti territorial serb brenda Kosovës dhe kontrolluar nga Beograd, duke e hapur edhe planin e Ahtisarit. Më gëzoj shumë fakti që qëndrimet e PD-së janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës të cilat i shpjegoj edhe kryetari Basha. Këto na ndihmojmë në pozicionimin e Kosovës në proceset e ardhshme, e edhe në dialogun me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimeve evropiane. Vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët të dy shtetet tona mund të kenë suksese. Me zëra të ndarë, të fragmentuar me qëndrime kundërthënëse, të cilat na kanë ndodhur ndonjëherë kemi përjetuar vetëm dëme”, tha Konjufca.

Ndërsa, lideri i PD-së, Lulzim Basha tha se do të qëndrojnë krah për krah me Kosovën karshi sfidave që e presin.

“Në qëndrimin krah për krah me institucionet e Kosovës për përballje ne sfidave të tjera, ku për PD dhe mua personalisht mbetet prioritet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe përfundimi me sukses i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë të këtyre dy shteteve, si një investim i domosdoshëm për të çimentuar stabilitetin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit tonë”, theksoi Basha.

Konjufca në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, është takuar fillimisht me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, pas të cilit takim pati edhe konferencë të përbashkët për media.

Konjufca u prit në takim edhe nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

27 min më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

2 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

4 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

5 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

5 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

6 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

1 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

2 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

3 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

4 orë më parë