RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Veseli kërkon zgjidhje të shpejtë për punësimin e specialistëve shëndetësorë

Veseli ka takuar ndaras të gjitha palët e përfshira në këtë çështje Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takime të ndara ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, zëvendësministri

nga B.K3 maj 20173 maj 2017

Veseli ka takuar ndaras të gjitha palët e përfshira në këtë çështje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takime të ndara ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, zëvendësministrin e Shëndetësisë, Rrustem Musa, si dhe kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi, me të cilët ka diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje, në përputhje me ligjet në fuqi, për specialistët e papunë në fushën e shëndetësisë.

 Veseli, ka takuar ndaras të gjitha palët e përfshira në këtë çështje. Në njërën anë, Ministrinë e Shëndetësisë, dhe në anën tjetër Inspektoratin e Punës.

Këto takime, Veseli i ka thirrur një ditë pasi ka pritur në kabinetin e tij dhjetëra specialistë të papunë, të cilët, pas një proteste, i janë ankuar atij se po u bëhet e padrejtë gjatë fazës së rekrutimit për t’u bërë pjesë e përhershme e sistemit shëndetësor të Kosovës.

Veseli ka kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje nga ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, pasi që Kuvendi i Kosovës ka ndarë mjete të mjaftueshme që të zgjidhet ky problem i specialistëve, e njëkohësisht edhe ai i specializantëve.

Ministri Rrahmani dhe zëvendësministri Musa e kanë njoftuar Veselin për problemin aktual, i cili ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të Inspektoratit të Punës, ndërsa e kanë siguruar atë se do të merren shumë shpejt me zgjidhjen e kësaj çështjeje, në përputhje me ligjet në fuqi.

Siç thuhet në komunikatë, ata janë pajtuar se sistemi shëndetësor i Kosovës ka nevojë për mjekë të rinj dhe për angazhimin e kuadrove të reja, të cilat tashmë janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre në fushat e specializimeve përkatëse.

Kryeparlamentari Veseli, po ashtu, në një takim të veçantë me karakter konsultativ, që ka pasur me Kryeinspektorin e Punës, Basri Ibrahimi, është informuar lidhur me vendimin e këtij institucioni që ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë anulimin e konkursit për specialistët. Kryeparlamentari  ka deklaruar se është i përkushtuar që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe sistemi shëndetësor i Kosovës të hapë perspektivë për kuadrot e reja./21Media

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë