Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vera 2022, më e nxehta që prej fillimit të matjeve

nga B G21 prill 2023
Vera 2022, më e nxehta që prej fillimit të matjeve

Zhvillimet klimatike thyen disa rekorde njëherësh në Evropë në vitin 2022, njoftoi shërbimi i BE për ndryshimin e klimës në BE, Copernicus. Kjo ishte vera më e nxehtë e regjistruar që prej fillimit të matjes së temperaturave.

Shkrirja e akullnajave në Alpet evropiane ishte aq e lartë sa kurrë më parë dhe i gjithë viti i kaluar ishte i dyti për nga nxehtësia i matur ndonjëherë, raportoi Deutsche Welle.

Temperaturat në Evropë, sipas Copernicus, rriten rreth dy herë më shumë se mesatarja globale. “Klima që na pret, do të jetë shumë, shumë më ndryshe se klima, në të cilën jemi rritur”, u tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo, gazetarëve.

Vera e vitit 2022 u karakterizua nga një thatësirë e madhe, që sipas Copernicus preku më shumë se një të tretën e Evropës, duke ndikuar në bujqësi, transport dhe furnizimin me energji. Për këtë luajti rol pjesërisht edhe fakti se në dimrin e kaluar ra më pak borë se zakonisht dhe valët e të nxehtit të madh në verë e rënduan situatën.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →