Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

U hapën edhe zyrtarisht Lojërat Mesdhetare Oran 2022

nga Venera Grabanica26 qershor 2022

Janë hapur edhe zyrtarisht Lojërat e 19-ta Mesdhetare Oran 2022, të cilat prej 25 qershor – 6 korrik 2022, do të mbahen në Oran të Algjerisë.
Ceremonia hapëse u mbajt në stadiumin olimpik të Oranit.
Ekipi olimpik i Kosovës parakaloi me rreth 40 anëtarë, të cilëve iu prinin flamurmbajtësit, Fortesa Orana, karateiste dhe Egzon Shala, mundës.
Në stadium, të pranishëm krahas personaliteteve të larta të shtetit të Algjerisë dhe shteteve tjera, ishin edhe drejtuesit e KOK-ut me presidentin Ismet Krasniqi, si dhe zëvendësministrja për Kulturë, Rini e Sport, Daulina Osmani.
Rreth 50 mijë të pranishëm në stadium dhe mijëra të tjerë që mbetën jashtë, panë ceremoninë që përkonte me traditën dhe kulturën algjeriane, derisa nuk mungonin fishekzjarrët e shumtë që ndriqonin qiellin./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →