Vëllezërit nuk merren vesh për pronë, policia ua konfiskon armët
Një burrë nga fshati Mleqan i Malishevës është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka kanosur vëllain e tij. Sipas Policisë vëllai kanosi vëllain pas një mosmarrëveshjeje pronësore. Njësitet pol
Një burrë nga fshati Mleqan i Malishevës është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka kanosur vëllain e tij.
Sipas Policisë vëllai kanosi vëllain pas një mosmarrëveshjeje pronësore.
Njësitet policore në vendin e ngjarjes, te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë të tipit VIZO-70 me karikator, cal-7.65 mm, dhe 2-fishekë.
I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”









