RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe
🗺️ Rajoni

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

Për të pestën natë me radhë, Policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi. Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak pa

nga Kaltrina Berila17 gusht 202517 gusht 2025

Për të pestën natë me radhë, Policia në Serbi është përleshur me protestuesit në disa qytete nëpër Serbi.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka thënë në një konferencë për media në Beograd, pak para mesnatës, se ka pasur “shkelje drastike të rendit publik”.

Përleshjet më të dhunshme janë regjistruar në Valljevë, në perëndim të Serbisë, pasi zyrat e Partisë Përparimtare të Serbisë – parti e presidentit, Aleksandar Vuçiq – janë përfshirë nga flakët.

Daçiq ka thënë se në Valljevë janë sulmuar edhe ndërtesa e gjykatës dhe zyra e prokurorit, si dhe ato të administratës së qytetit. Në protesta janë dëmtar rëndë edhe zyrat e Partisë Radikale Serbe – parti e ekstremit të djathtë – të udhëhequr nga krimineli i luftës, Vojisllav Sheshel.

Në disa incizime janë parë zyrtarët policorë duke hedhur gaz lotsjellës, bomba zanore dhe duke i shpërndarë protestuesit, të cilët kanë gjuajtur gjësende në drejtim të tyre.

Skenar i ngjashëm ka ndodhur edhe në Beograd, ku protestuesit janë mbledhur para selisë së partisë Vuçiqit, mirëpo më vonë janë shpërndarë nga policia përmes gazit lotsjellës.
Përleshjet kanë shpërthyer pas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shihen disa të rinj të ndaluar nga autoritetet ditëve të fundit në Novi Sad. Ata shihen të gjunjëzuar me shpinën e kthyer kah zyrtarët policorë në momentin e arrestimit.

Policia, as nuk e ka konfirmuar, dhe as mohuar autenticitetin e këtyre fotografive, dhe as nuk ka thënë se do të nisë ndonjë hetim për abuzim eventual të kryer nga policia.

Në Valljevë, protestuesit janë dëgjuar duke bërtitur “Mos i rrihni fëmijët tanë” dhe kanë bërë thirrje për lirimin e të gjithë të ndaluarve.

Daçiq, në anën tjetër, ka thënë në konferencë se policia është përballur me sulme të vazhdueshme.

Ai ka paralajmëruar se “të gjithë ata që përhapin informacion të rremë” do të arrestohen, duke iu referuar disa raportimeve të pasakta në rrjete sociale për “vdekjen e një protestuesi”.

Protestat janë organizuar në rrjete sociale, dhe udhëhiqen nga grupet që e identifikojnë veten si organizata të studentëve.

Ato janë qenë në krye të protestave që mbahen në Serbi prej nëntorit të vitit të kaluar, dhe pikënisje e kanë pasur kërkesën për përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave, si pasojë e shembjes së një strehe beton në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Më vonë, ata kanë bërë thirrje për veprim kundër korrupsionit, si dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare – kërkesë që është refuzuar nga Qeveria./rel

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
LAJMI TJETËR →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

Lexo edhe

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

1 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

1 min më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

1 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

5 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

36 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

1 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

2 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

2 orë më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

3 orë më parë