RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Varroset Anton Berisha

nga B G3 janar 2025
Varroset Anton Berisha

Sot, në varrezat katolike në Pejë pas homazheve iu dha lamtumira e fundit ish-ambasadorit dhe ish-zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha, njeriut i cili tërë jetën ishte në shërbim të vendit.

Berisha për një kohë të gjatë kishte qenë i përfshirë në organizime sociale, politike e kulturore, duke përfshirë lëvizjen kombëtare të viteve ’90, me misione specifike diplomatike të autorizuara nga presidenti Ibrahim Rugova.

sh-ambasadori Berisha ka qenë në gjeneratën e parë të ambasadorëve të karrierës i emëruar në vitin 2009, duke shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni.

Ish-diplomati më pas kishte shërbyer në disa pozita të rëndësishme të vendit si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë.

Berisha ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka punuar me fokus në sektorin e punëve të Jashtme dhe integrimeve evropiane.

Berisha vdiq në moshën 59 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.

E pamja për Berishajn do të mbahet më 4 janar në restorantin “Koha 3”, në qendër të qytetit, nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Për ish-diplomatin Berisha familjes i ka shprehur ngushëllime presidentja e vendit Vjosa Osmani.

“Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Anton Berishën!”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjithashtu, ngushëllime i kanë shprehur familjes edhe shumë bashkëpunëtor të ish-ambasadorit si Avdullah Hoti, Vlora Çitaku, Behxhet Pacolli, Valon Murtezaj e të tjerë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →