RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Vdekja e Anton Berishës, Abdixhiku: Kontributi i tij ishte i pashoq në LDK
🇽🇰 Kosova

Vdekja e Anton Berishës, Abdixhiku: Kontributi i tij ishte i pashoq në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ambasadorit, Anton Berisha. Sipas Abdixhikut ambasadori Berisha, ka dhënë kontribut s

nga Gentrita Xhemajli2 janar 20252 janar 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dërguar telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ambasadorit, Anton Berisha.

Sipas Abdixhikut ambasadori Berisha, ka dhënë kontribut si diplomat dhe ambasador i Kosovës dhe do të mbetet shembull frymëzues i profesionalizmit për vendin.

Postimi i plotë:

“E nderuara familja Berisha, Na preku thellë lajmi për humbjen e parakohshme të mikut tonë, ambasadorit, Anton Berisha. Kontributi i tij në fushën e diplomacisë dhe jo vetëm do të mbetet trashëgimi e rëndësishme për të gjithë jetën politike e shoqërore. Përkushtimi i tij si diplomat dhe ambasador i Kosovës, si dhe roli i tij në lëvizjen kombëtare dhe në shërbimet e jashtme, mbeten shembull frymëzues i profesionalizmit dhe angazhimit të tij për vendin. Anton Berisha dha një kontribut të jashtëzakonshëm në jetën politike dhe diplomatike të Kosovës që nga viti 1990, ku ishte i autorizuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova për misione specifike diplomatike. Si gjeneratë e parë e ambasadorëve, Berisha shërbeu si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, duke ndihmuar Kosovën në integrim e skenës ndërkombëtare. E pastaj edhe si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë. Përveç angazhimeve diplomatike, z. Berisha ishte gjithashtu kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës. Kontributi i tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës ishte i pashoq. Së fundmi, ai u angazhua edhe në departamentin tonë për politikë të jashtme dhe diplomaci. Humbja e veprimtarit Anton Berisha është një humbje e thellë edhe për trupën tonë diplomatike dhe shërbimin e jashtëm të Kosovës, ku shërbeu e kontribuoi me devocion dhe profesionalizëm prej dekadash. Në emrin tim personal dhe të gjithë Lidhjes Demokratike të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berisha, miqve dhe të gjithë komunitetit diplomatik. Kujtimi për të do të mbetet i paharrueshëm! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Anton Berisha!”, thuhet në njoftim. /21Media

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 min më parë
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

27 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

2 orë më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

2 orë më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

1 min më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

15 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

2 orë më parë