Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina shkatërron anijen ruse që transportonte municione në Detin e Zi

nga Kaltrina Berila17 qershor 2022

Marina e Ukrainës e ka shkatërruar një anije ruse në Detin e Zi që po transportonte furnizime dhe ushtarë për të forcuar praninë ruse në ishullin e pushtuar “të gjarpërinjve”.
Anija në bord kishte po ashtu një lëshues raketash tokë-ajër Tor, i cili nuk arriti të mbronte anijen nga “çmilitarizimi”, raportoi shërbimi i shtypit i Marinës, sipas Ukrinform.
Ukraina ka shkatërruar më parë edhe luftanijen “Moskva” e cila ishte një prej anijeve më të mëdha luftarake ruse, në Detin e Zi, transmeton rtv21.tv.
Situata e përgjithshme në zonën e Detit të Zi mbetet e pandryshuar pasi armiku vazhdon të mbajë në gatishmëri luftarake 20 transportues raketash lundrimi dhe tre mjete të mëdha uljeje./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →