RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina thotë se ia ka goditur Rusisë edhe një luftanije

nga RTV21 Portal22 prill 2024
Ukraina thotë se ia ka goditur Rusisë edhe një luftanije

Ukraina ka thënë se marina e saj e ka goditur edhe një anije të flotës ruse në Detin e Zi.

Marina ukrainase e goditi anijen e shpëtimit Kommuna në qytetin e madh të Krimesë së okupuar, Sevastopol, tha zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmytro Pletenchuk, më 21 prill.

“Shkalla e dëmeve është duke u verifikuar”, tha Pletenchuk në Facebook.

Ndërkohë, Mikhail Razvozhayev, guvernatori i vendosur nga Rusia në gadishullin ukrainas që Moska e uzurpoi më 2014, tha se është zmbrapsur një sulm “raketor” ndaj një luftanijeje ruse.

“Rënia e copëzave shkaktoi zjarr të vogël, i cili u shua shpejt”, tha Razvozhayev në Telegram.

Prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës më 2022, forcat e Kievit kanë arritur të fundosin anijet kyçe të marinës ruse, sikurse luftanijet Moska dhe Sergei Kotov, e të tjera. Disa anije të tjera janë dëmtuar.

Shumica e anijeve të marinës ruse, që gjendeshin në bazën në Sevastopol të Krimesë të aneksuar paligjshëm nga Moska, janë zhvendosur në Novorusia.

Ukraina e sulmon flotën ruse me dronë detarë dhe raketa lundruese, dhe ka pretenduar se deri më tani ka shkatërruar një të tretën e anijeve të marinës së Rusisë./rel

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →