Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Ekipi kosovar i tenisit përfundon garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

nga Venera Grabanica28 qershor 2022

Ekipi kosovar i tenisit zyrtarisht i ka përfunduar sot garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Pas humbjes së tenistit Vullnet Tashi nga portugezi Aziz Ouakaa, tani edhe tenistja Vesa Gjinaj ka pësuar humbje në këto gara, duke u mposhtur nga tenistja turke, Ilay Yoruk.
Tenistja jonë pësoi humbje nga favoritja, Yoruk, me rezultat 2:0 në sete, në raundin e dytë të garave.

Meçi u përcoll edhe nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani./21Media
ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →