
U arrestuan për kanosje, të dyshuarve në Leposaviq u konfiskohen armë e municion
Dy persona janë arrestuar në Leposaviq nën dyshimin se kanë kanosur një 54-vjeçar. Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar armë. Të dyshuarit janë vëllezër, ka njoftuar policia,
Dy persona janë arrestuar në Leposaviq nën dyshimin se kanë kanosur një 54-vjeçar.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar armë.
Të dyshuarit janë vëllezër, ka njoftuar policia, teksa rasti është raportuar nga ankuesi një ditë më parë.
“Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si dhe të vëllait të tij R.K 52 vjeç ka gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë me tytë të gjatë (karabinë), 126 fishekë të kalibrit 11.53 mm, 229 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një bajonetë (thikë pushke) me gjatësi 37 cm, një thikë me gjatësi 23 cm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policorë ku i dyshuari G.K., në prezencën e avokatit ka ushtruar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë. Ndërsa i dyshuari R.K. është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe mbetet nën hetime.

Më të fundit
Të gjitha →
Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë






