Turqia e gatshme të mbrojë aeroportin e Kabulit
Turqia është e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nga sundimi taleban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Turqia kishte ofruar për të kontrollua
Turqia është e përgatitur për të mbrojtur aeroportin e Kabulit nga sundimi taleban pas tërheqjes së trupave amerikane, tha presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Turqia kishte ofruar për të kontrolluar dhe drejtuar aeroportin, i cili është kyç për të lejuar vendet që të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan. Por marrja e shpejtë e talebanëve ka hedhur dyshime mbi planin, i cili ishte negociuar me zyrtarët e mbrojtjes amerikane.
Në një fjalim televiziv të mërkurën, Erdogan tha se Turqia ende ruan synimin për të operuar aeroportin, transmeton rtv21.tv.
Erdogan tha se ishte gati të zhvillonte bisedime me udhëheqësit talebanë.
“Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Udhëheqësit talebanë kanë qenë shumë të ndjeshëm ndaj marrëdhënieve me Turqinë”, tha Erdogan./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar






