Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Truss: Putin po përdor armë më ekstreme

nga Kaltrina Berila16 mars 2022

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss thotë se është “shumë, shumë, shumë e vështirë” situata në Kiev.
Ajo i tha BBC Breakfast se Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka që mundet për të marrë furnizime në qytet dhe për të mbështetur ukrainasit në mbrojtjen e tyre të kryeqytetit, transmeton rtv21.tv.
“Nuk mund të bëj parashikime për të ardhmen, por ajo që dimë është se planet e Putinit nuk po shkojnë sipas planit, ai nuk po bën përparimin që shpresonte dhe si rezultat po përdor teknika dhe armatime gjithnjë e më ekstreme”, tha ajo.
Ajo thotë se “me të vërtetë” nuk mund t’i përgjigjet pyetjes nëse Kievi do të bjerë përfundimisht, duke thënë se askush nuk parashikoi që pushtimi i planifikuar do të shkonte “aq keq për Rusinë sa ka ndodhur”.
Ajo thotë se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë Presidentit, Volodymyr Zelensky – të cilin ajo e përshkruan si një “figurë vërtet frymëzuese” – me të gjithë mbështetjen që mundet./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →