Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Shefi i NATO-s: Putini po dështon në Ukrainë, po e përdor dimrin si armë

nga Xh.D29 nëntor 2022
Shefi i NATO-s: Putini po dështon në Ukrainë, po e përdor dimrin si armë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin po dështon në Ukrainë dhe se po përpiqet ta përdorë dimrin si armë.
“Fokusi kryesor tani është në mbështetjen e Ukrainës duke siguruar që presidenti rus, Vladimir Putin të mos fitojë, por që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran në Evropë”, tha ai.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s po takohen sot në Rumani për të siguruar mbështetje shtesë për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë infrastrukturën e saj energjetike.
Stoltenberg shton se aleatët e bllokut kanë dorëzuar gjeneratorë dhe pjesë këmbimi për të ndihmuar Kievin të rindërtojrë objektet e dëmtuara.
Sulmet ruse kanë lënë miliona njerëz pa ujë e rrymë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →