Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Trupi gjykues i Speciales i bën thirrje mbrojtjes t’i shmangë vonesat

nga Kaltrina Berila24 tetor 2025
Trupi gjykues i Speciales i bën thirrje mbrojtjes t’i shmangë vonesat

Trupi Gjykues i Speciales në rastin Thaçi dhe të tjerët i bën thirrje mbrojtjes t’i shmang vonesat e mëtejshme lidhur me dëshmitarët.

“Trupi Gjykues rishikoi afatin lidhur me mocionet për provat jogojore dhe udhëzoi Mbrojtjen e Thaçit të shqyrtojë të gjitha mundësitë e arsyeshme për të siguruar disponueshmërinë e dëshmitarëve në të gjitha seancat gjyqësore të planifikuara nga data 3 nëntor. Mbrojtja u urdhërua që të raportojë lidhur me këtë çështje deri të mërkurën 29 tetor 2025”, njofton Specialja.

Vendimi sqaron gjithashtu ndryshimet e orarit të njoftuara më 22 tetor: seancat nga 27 deri më 30 tetor u anuluan pasi Mbrojtja e Thaçit njoftoi Trupin Gjykues se nuk do të ketë dëshmitarë të disponueshëm atë javë, ndërsa seancat shtesë nga 17 deri më 20 nëntor u shtuan bazuar në ditët e pashfrytëzuara në shtator, kur nuk kishte dëshmitarë të disponueshëm të Mbrojtjes.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →