RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Trupi gjykues nuk e shtyn datën për mbylljen e çështjes së ZPS-së në rastin kundër Shalës
🇽🇰 Kosova

Trupi gjykues nuk e shtyn datën për mbylljen e çështjes së ZPS-së në rastin kundër Shalës

Trupi gjykues në çështjen kundër Pjetër Shalës, nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për të shtyrë mbylljen e paraqitjes së provave nga ana e ZPS, që është planifikuar të ndodh më 6 korrik. Urdhri ës

nga R27 qershor 202327 qershor 2023

Trupi gjykues në çështjen kundër Pjetër Shalës, nuk e ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për të shtyrë mbylljen e paraqitjes së provave nga ana e ZPS, që është planifikuar të ndodh më 6 korrik. Urdhri është marrë në seancën ku ka dëshmuar për të dytën ditë me radhë dëshmitari i prokurorisë, Marek Gasior.

Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia, ka thënë se nuk kanë vlerësuar asnjë arsye për të shtyrë mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS përtej 6 korrikut 2023.

“Trupi gjykues nuk shikon asnjë arsye për të shtyrë mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS dhe konstaton se kjo nuk është në interes të zhvillimit efektiv të procedurave. Kjo nuk cenon vendimmarrjen e turpit gjykues për kërkesën e ardhshme për leje për apelim nëse kjo do të miratohet dhe nëse Gjykata e Apelit do të tjetërsojë vendimin atëherë do të vendosim se si do të vijomë më tej. Për rrjedhojë kërkesa e mbrojtjes kundërshtohet”, ka thënë kryegjykatësja.

Megjithatë, trupi gjykues ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Shalës, për të shtyrë kundërpyetjet për dëshmitarin 4823, duke marrë vendim që ato të fillojnë të hënën e 3 korrikut.

Mbrojtja kishte kërkuar këtë në mënyrë që të mund të përgatisin pyetjet për këtë dëshmitar.

“Pasi ka marrë parasysh parashtrimet e palëve dhe duke marrë parasysh faktin që salla e gjyqit nuk është e disponueshme të enjten dhe të premten, trupi gjykues vendos të shtyjë kundërpyetjet për dëshmitarin 04826 deri javën që vjen, ne kemi marrë konfirmim se kemi përkthyes të disponueshëm për 3 korrik dhe kjo do të thotë që do të vazhdojmë me marrjën në pyetje të dëshmitarit, nga mbrojtja, të hënën. Gjithashtu për të siguruar kryerjen e efikase dhe të shpejtë të procesit gjyqësor, trupi gjykues i bën thirrje mbrojtjes që të sigurojë një pozitë të tillë që të ketë të disponueshëm ekspertët e vet gjatë gjithë javës që vjen dhe të ketë të disponueshëm dy dëshmitaret ekspertë”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Pas këtyre urdhrave, seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit të ZPS-së, Marek Gasior, në cilësinë e ekspertit mjekoligjor nga Polonia.

Ai është intervistuar nga prokuroria dhe nga mbrojtësi i viktimave.

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të vazhdojë të hënën me 3 korrik.

Edhe këtë seancë, Pjetër Shala e ka ndjekur nga qendra e paraburgimit, ku ndodhet prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. /kp

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

33 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

35 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

39 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

18 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë