RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Trump: Hetimet për lidhjet me Rusinë janë gjueti shtrigash

Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi sot si gjueti shtrigash emërimin e një prokurori special në hetimin mbi lidhjet e dyshuara mes anëtarëve të ekipit të tij të fushatës dhe Rusisë “Është gjue

nga RTV2118 maj 201718 maj 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi sot si gjueti shtrigash emërimin e një prokurori special në hetimin mbi lidhjet e dyshuara mes anëtarëve të ekipit të tij të fushatës dhe Rusisë

“Është gjuetia më e madhe e shtrigave që shënjestron një politikan në historinë amerikane!”, shkruan në profilin e tij “Twitter”, Donald Trump.

Donald Trump ka akuzuar gjithashtu fushatën e Hillary Clinton dhe presidencën e Barack Obama, duke u shprehur se “për këto veprime të jashtëligjshme kurrë nuk është emëruar një prokuror special”.

Departamenti amerikan i Drejtësisë emëroi sot një prokuror special për të zhvilluar hetime mbi ndërhyrjet ruse në zgjedhjet presidenciale 2016 sis edhe një lidhje të mundshme mes Moskës dhe anëtarëve të ekipit të fushatës së Donald Trump.

“Ky vendim nuk do të thotë se janë kryer shkelje apo se janë të nevojshme ndjekje”, theksoi numri dy i Drejtësisë, Rod Rosenstein, në një komunikatë për njoftimin e ish-drejtorit të FBI-së, Robert Mueller, 72 vjeç, në këtë funksion.

“Duke marrë parasysh rrethanat aktuale të veçanta, vlerësoj se interesi publik kërkon që të vendosë këtë hetim nën autoritetin e një personi që ka një nivel të lartë pavarësie nga hierarkia e zakonshme”, shtoi ai.

Kjo deklaratë vjen një javë pas shkarkimit të papritur nga Donald Trump të shefit të FBI-së, James Comey dhe pas akuzave se presidenti amerikan po përpiqet të pengojë këtë hetim.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë