RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Tre persona të arrestuar në Mitrovicën Veriore, kapen me drogë
🇽🇰 Kosova

Tre persona të arrestuar në Mitrovicën Veriore, kapen me drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicën Veriore të cilët dyshohen që posedonin sasi të kokainës dhe të marihuanës. Njëri prej të dyshuarve, sipas Policisë ka urdhër-arrest aktiv në li

nga Venera Grabanica23 nëntor 202323 nëntor 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mitrovicën Veriore të cilët dyshohen që posedonin sasi të kokainës dhe të marihuanës.

Njëri prej të dyshuarve, sipas Policisë ka urdhër-arrest aktiv në lidhje me veprën penale për narkotikë/laborator droge.

Sipas njoftimit të Policisë, gjithçka nisi rreth orës 03:15 të mëngjesit.

”Me datën 23.11.2023 rreth orës 03:15, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Patrulluese e Stacionit Policor Mitrovicë-veri, gjatë angazhimeve të saj në garantimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale, ka ndaluar për kontroll automjetin e tipit VW Golf, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale m/s (N. M.) dhe pasagjerë në automjet ishin të dyshuarit me inicialet (M. T. dhe D. J.)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas ndalimit të automjetit nën dyshimin për posedim të substancave narkotike është kontrolluar automjeti dhe në të është gjetur sasi e dyshuar e kokainës dhe marihuanës. Më pas, janë informuar njësitet tjera relevante, përfshirë Antidroga dhe Forenzika.

Së bashku me këto njësite, sipas Policisë janë evidentuar dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë: rreth 10 gramë kokainë, 98 gramë marihuanë, 83540 dinarë të Serbisë dhe 205 euro kesh dhe katër telefona mobilë.

Me aktvendim  të prokurorit kujdestar të tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./21Media

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

Lexo edhe

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 min më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 min më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

1 min më parë
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

1 min më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

32 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

2 orë më parë
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

2 orë më parë
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

2 orë më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

2 orë më parë