Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Therje me thikë në Fushë Kosovë, humb jetën një person

nga Venera Grabanica13 shkurt 2023
Therje me thikë në Fushë Kosovë, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se fillimisht rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo, duke shtuar se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →