Tetë persona të lënduar në aksidentin në Lupç të Podujevës
Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Lupç të Podujevës. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëd
Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Lupç të Podujevës.
Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për ndriçimin e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë






