RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Telashet me aparaturat e shtyjnë testimin e deputetëve për narkotikë
🇽🇰 Kosova

​Telashet me aparaturat e shtyjnë testimin e deputetëve për narkotikë

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, është kthyer sot prapa nga Qendra e Klinike Universitare pa e kryer testin për narkotikët. Politikanit të ri që synon t’i bashkangji

nga B G23 korrik 202623 korrik 2026

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, është kthyer sot prapa nga Qendra e Klinike Universitare pa e kryer testin për narkotikët.

Politikanit të ri që synon t’i bashkangjitet sfidës së shpallur nga Burim Ramandani i Aleancës, iu tha se testi në Laboratorin e Toksikologjisë mund të bëhet tek të hënën, meqë të premtën nuk funksonuan aparaturat.

Në një prononcim për KosovaPress, Sadiku tha se do të rikthehet të hënën për ta kryer narkotestin, duke theksuar se mbetet i gatshëm t’i nënshtrohet këtij procesi.

Është hera e dytë që po vij. Ideja është me e bo në mënyrë vullnetare, që së paku me i tregu popullit që na, politikanët, që kemi marrë përsipër me kry këtë punë për këtë vend, duhet me pasë kujdes ndaj shëndetit, por sidomos ndaj këtyre lëndëve narkotike edhe mos me abuzu me alkool e me gjëra të tilla. Unë për atë deshta me e bo testin, por nuk u bë sot ”, u shpreh Sadiku.

Por, deputeti u shfaq i habitur me arsyetimin që iu dha nga stafi i laboratorit.

“Kishin disa probleme me aparaturat. Do të vij të hënën ose të martën, varësisht se kur rregullohen këto. Udhëzimin e kam marrë, por tash duhet me ardhë edhe testin me e bërë. Këtu më thanë që është bërë një bartje e aparaturave prej një vendi në një vend tjetër dhe aparaturat duhet me u pushu ose diçka. Është një arsyetim i çuditshëm, por s’është me rëndësi ajo. Unë s’po du me u bo cinik, por besoj që gjithçka ka qenë kështu dhe po vij javën e ardhshme edhe po e bëj”, u shpreh Sadiku.

Paraprakisht, Sadiku e mori udhëzimin në Klinikën e Psikiatrisë, ashtu siç veproi edhe Time Kadrijaj, dy ditë më parë, dhe atë pa ndonjë procedurë. Kjo, derisa deputetit Bekë Berisha, të hënën iu tha se duhet edhe ta bëj testin në këtë klinikë.

Por, drejtori i kësaj të fundit, Faton Kutllovci, që këto ditë gjendet në pushim jashtë vendit, bëri me dije për KosovaPress se në këtë klinikë bëhen testime vetëm për pacientët që janë të shtrirë në repartin e sëmundjeve të varësisë dhe që janë të motivuar për ta ndërprerë abuzimin me këto substanca. Për këta pacientë, stafi i Klinikës i dërgon mostrat për analiza në Laboratorin e Toksikologjisë.

“Në Klinikën e Psikiatrisë këto testime bëhen vetëm për pacientët që janë të shtrirë në repartin e sëmundjeve të varësisë dhe që janë të motivuar për të ndërprerë abuzimin me këto substanca. Për këta pacientë, personeli i Klinikës i dërgon mostrat për kryerjen e analizave në Laboratorin e Toksikologjisë”, u shpreh Kutllovci.

Ndërsa për personat që nuk janë të hospitalizuar në Klinikën e Psikiatrisë, sipas tij, specialisti mund të japë udhëzim për kryerjen e testimit nëse e vlerëson të nevojshme.

Mirëpo për shkak të mospranisë në Kosovë, ai nuk qe në gjendje të jap përgjigje se me çfarë procedurash deputetët po pajisen me udhëzime.
KosovaPress nuk ka mundur të marrë përgjigje nga QKUK për këto procedura.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë