RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Të paktën 6 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në Kabul
🌍 Bota

Të paktën 6 të vdekur nga një sulm vetëvrasës në Kabul

Të paktën gjashtë persona u vranë më 27 mars kur një person hodhi veten në erë pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytetin afgan, Kabul. Nga ky sulm vetëvrasës u plagosën edhe të paktën 12 persona, për

nga B.K27 mars 202327 mars 2023

Të paktën gjashtë persona u vranë më 27 mars kur një person hodhi veten në erë pranë Ministrisë së Jashtme në kryeqytetin afgan, Kabul. Nga ky sulm vetëvrasës u plagosën edhe të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë.

Khalid Zadran, një zëdhënës i komandës së sigurisë së talibanëve në Kabul, tha se forcat e sigurisë e panë bombarduesin dhe qëlluan drejt tij, por nuk kanë mundur ta parandalojnë aktin.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani, por pas kthimit në pushtet në vitin 2021, talibanët janë shënjestruar nga Shteti Islamik-Khorasan (IS-K), një fraksion i organizatës terroriste Shtetit Islamik që është shfaqur si rivali kryesor i talibanëve në luftë.

Shteti Islamik ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit.

IS-K ka organizuar disa sulme në Afganistan kohët e fundit, duke përfshirë një në janar, në të cilin një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 10 persona pranë Ministrisë së Jashtme në Kabul, jo shumë larg vendit të sulmit të 27 marsit.

Muajin e kaluar, forcat e sigurisë talibane pretenduan se kishin vrarë dy anëtarë të lartë të IS-K.

Qari Fateh, shef rajonal i inteligjencës dhe operacioneve të IS-K, u vra së bashku me një tjetër anëtar në një bastisje në Kabul më 27 shkurt, tha qeveria e udhëhequr nga talibanët.

Një tjetër udhëheqës i lartë i IS-K, Ijaz Amin Ahingar, thuhet se u vra në një bastisje të mëparshme në Kabul.

Në shtator të vitit të kaluar, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin me bombë vetëvrasëse afër Ambasadës ruse në Kabul, ku mbetën të vdekur të paktën gjashtë persona, përfshirë dy punëtorë të Ambasadës.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, nuk e njohin udhëheqësinë e talibanëve në Afganistan.

Militantët talibanë kanë marrë pushtetin në vitin 2021, pas largimit të koalicionit ndërkombëtar – të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara – prej Afganistanit dhe shpërbërjes së qeverisë parapake./rel

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

9 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë