RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Të paktën 38 persona të vdekur në një qendër të migrantëve
🌍 Bota

Të paktën 38 persona të vdekur në një qendër të migrantëve

Të paktën 38 persona kanë vdekur në një qendër për migrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit që zyrtarët kanë thënë se ka nisur përgjatë një proteste kundër dëbimit të tyre. Shumica e viktimave kanë ud

nga Kaltrina Berila29 mars 202329 mars 2023

Të paktën 38 persona kanë vdekur në një qendër për migrantë në Meksikë, si pasojë e zjarrit që zyrtarët kanë thënë se ka nisur përgjatë një proteste kundër dëbimit të tyre.

Shumica e viktimave kanë udhëtuar nga Amerika Qendrore dhe ajo Jugore, në tentim e sipër për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ata janë nisur drejt kufirit, në pritje të skadimit të një mase të fuqizuar përgjatë pandemisë së koronavirusit, e cila i ka dhënë mundësi Qeverisë amerikane që të dëbojë migrantët që tentojnë ta kalojë kufirin.

Mediat lokale kanë thënë se migrantët brenda ndërtesës, ku është përhapur zjarri, janë marrë nga autoritetet të hënën dhe janë dërguar në qendër.

Kjo qendër gjendet afër urës Stanton-Lerdo, e cila e lidh Meksikën me Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet meksikanë kanë thënë se të vdekurit dhe të plagosurit janë nga Guatemala, Hondurasi, Venezuela, El Salvadori, Kolumbia dhe Ekuadori.

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador, ka thënë se migrantët ua kanë vënë zjarrin disa shtretërve.

“Mendoj se ka qenë e lidhur me një protestë që ka nisur kur e kanë mësuar se do të dëbohen”, ka thënë ai.

“Ata nuk e kanë pritur që do ta shkaktojnë këtë tragjedi të tmerrshme”, ka shtuar ai.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të plotë të rastit.

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
LAJMI TJETËR →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Lexo edhe

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë