Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë sulm ndaj administratës shtetërore

nga E.Bullaku17 gusht 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas procedimit të Ligjit për zyrtarët publikë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Tahiri, këtë projektligj e ka quajtur sulm mbi administratën shtetërore. Sipas tij, Neni 46, Neni 66 dhe Neni 98 te dispozitat kalimtare janë nene kundërkushtetuese.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka bërë të ditur se është proceduar Projektligji për Pagat dhe Projektligji për zyrtarët publikë. Sipas tij, këto ligje do të kontribuojnë në barazi e drejtësi brenda sistemit të administratës publike sa i takon të drejtave, profesionalizimin e administratës publike sa i takon shërbimeve dhe qëllimit se përse ekziston administrata dhe padyshim rritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →