RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Tahiri: Sjellja e Kurtit është sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Sjellja e Kurtit është sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se sjellja e sotme e kryeministrit Albin Kurti është sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare. Kështu u shpreh ai pasi shefi i ekzekutiv

nga Kaltrina Berila6 tetor 20236 tetor 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se sjellja e sotme e kryeministrit Albin Kurti është sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare. Kështu u shpreh ai pasi shefi i ekzekutivit nuk i është përgjigjur pyetjeve parlamentare të opozitës pasi këta të fundit nuk po i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Në konferencë për media, Tahiri ka kritikuar qasjen e shefit të ekzekutivit ndaj deputetëve të opozitës.

“Ju e dini që pyetja parlamentare është njëri nga instrumentet e deputetit të Kuvendit të Kosovës, i cili e shfrytëzon për llogaridhënien ndaj qeverisë, në këtë rast ndaj kryeministrit, ministrat, zëvendëskryeministrat e kështu me radhë. Dhe sjellja e sotme e kryeministrit të Republikës së Kosovës, ishte një sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare ndaj vendit tonë. Nuk ka ndodhë asnjëherë, është sjellje e paprecedent, nuk e kemi asnjë rast të vetëm ku kryeministri del dhe ju thotë deputetëve ‘që unë kam vendosur juve të mos ju përgjigjem deri në momentin kur ta bëni një veprim të tillë’”, deklaroi Tahiri.

Sipas Tahirit tendenca e kryeministrit Albin Kurti është për të instaluar diktat mbi deputetët e parlamentit.

“Po ja përkujtoj kryeministrit dhe kësaj mazhorance, e cila në vazhdimësi mundohet të instalojë njëlloj diktati që mandati i deputetit është mandat i lirë, i garantuar me nenin 70 të kushtetutës të Kosovës dhe nuk mund ta detyrojë askush deputetin e këtij kuvendi t’i nënshtrohet asnjë detyrimi nga askush. Angazhimi i tij në Kuvendin e Kosovës, qoftë për votim, qoftë për mos-votim, qoftë për pyetje parlamentare është ekskluzivisht në mandatin e tij. Angazhimet e kryeministri Kurti i kemi parë në vazhdimësi që janë angazhime për ta instaluar një lloj diktati”, shtoi ai.

Ai ka ftuar kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, që të marrë masa ndaj njerëzve siç i quajti ai, të papërgjegjshëm.

Tahiri ka shprehur kritikat edhe për qeverisjen e deritanishme, ku sipas tij Kosova po përballet me dështime të shumta.

“Nga marsi i vitit 2021 kur kjo qeveri e ka marrë mandatin, numri i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë votuar nga PDK në këtë kuvend arrin numrin 50, ndërsa shuma totale e këtyre marrëveshjeve është 800 milionë euro. Andaj ju e shihni që kjo qeveri nuk ka mundësi as t’i absorbojë këto mjete, t’i implementojnë këto marrëveshje për shkak të paaftësisë së tyre. Ne jemi nën masa restriksione të Bashkimit Evropian, telashet janë shumë të mëdha. E kemi një kryeministër të papërgjegjshëm po edhe të padijshëm”, përfundoi ai.

Sot gjatë seancës, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet parlamentare të deputetëve të opozitës. Kurti i ka thënë opozitës, që nëse duan përgjigje nga ai, duhet t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë duke u bartur nga seanca në seancë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

56 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

59 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

25 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

41 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë