
Sulm me armë në Gjermani, dy të vdekur dhe një i plagosur
Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në Gjermani, ku dy persona kanë mbetur të vrarë. Sulmi me armë ndodhi në ambientet e një kompanie në Gjermaninë jugperëndimore, ka bërë të ditur policia. Të shtënat
Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në Gjermani, ku dy persona kanë mbetur të vrarë. Sulmi me armë ndodhi në ambientet e një kompanie në Gjermaninë jugperëndimore, ka bërë të ditur policia.
Të shtënat kanë ndodhur pasi një person i maskuar ka hyrë në një kompani në Bad Friedrichshall, një qytet në veri të Shtutgartit, rreth orës 17:45, ka thënë policia në një deklaratë.
Policia është në kërkim të autorit. Ata kanë thënë se një dislokim i madh, duke përfshirë një helikopter, është duke u zhvilluar, teksa besojnë se nuk ka ndonjë rrezik për publikun.

Më të fundit
Të gjitha →
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar






