RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Stentimi i arterieve karotide kryhet për herë të parë në Kosovë, cilësohet ditë historike
🇽🇰 Kosova

​Stentimi i arterieve karotide kryhet për herë të parë në Kosovë, cilësohet ditë historike

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë të shtunën është bërë stentimi i arterieve karotide. Kjo arritje është bërë e mundshme falë bashk

nga B G8 mars 20258 mars 2025

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë të shtunën është bërë stentimi i arterieve karotide.

Kjo arritje është bërë e mundshme falë bashkëpunimit qe ka Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me Dr. Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi.

Drejtori i Klinikës së Kirugjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, ka treguar sesi është realizuar ky intervenim, dhe këtë trajtim mjekësor e ka quajtur një ditë historike për qytetarët e Kosovë, pasi që sipas tij po fillon një ditë e re e këtij procesi që deri më tani nuk ka qenë në vendin tonë.

“Sot, është një ditë historike për shtetin e Kosovës, sepse po fillon një epokë e re e trajtimit që deri më tash nuk ka qenë në Kosovë. Sot, kemi pasur tre pacientë, të tre janë të gjinisë mashkullore, janë të moshës mbi 70-vjeçare. Pacienti i parë ishte pacientë i gjinisë mashkullore, 72 vjeçar, ka qenë me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit. Intervenimi ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë, sepse ka qenë patologjia e pacientit më e komplikuar se që kemi pritur, dhe kështu është realizuar me sukses”, tha ai.

Rudari ka treguar për pasojat e pacientit nëse nuk kish arritur të trajtohet sot në QKUK.

“Nëse pacienti nuk ish trajtuar, kish pësuar sulm ose edhe kish vdekur, po ashtu edhe kishte mundur me u paralizuar. Kjo është një preventivë e trajtimit të pacientit. Dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit, pacienti është mirë”, theksoi ai.

Ndërsa, doktori Lulëzim Vokrri tha se ky intervenim do të jetë vetëm hapi i parë dhe i ardhshëm që do të zhvillohet kirurgjia vaskulare në QKUK.

“Mendoj se do të jetë hap i parë dhe hap i ardhshëm që të zhvillohet kirurgjia vaskulare në Kosovë”, theksoi Vokrri.

Doktori Luan Jaha në këtë konferencë për media theksoi se pritet që së shpejti të fillohet me procedura të tjera të trajtimit në arteriet, si në arteriet e ekstremiteteve, në aortë.

“Është një ditë e rëndësishme për Kirurgjinë Vaskulare në Kosovë, sepse po e çojmë një kapitull të ri për mjekimin e sëmundjeve vaskulare… Ne presim që së shpejti me filluar edhe me procedura të tjera në arterie të tjera të ekstremitetit, në aorta”, tha ai.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari Rudari më tej ka thënë se faktorët kryesor të kësaj sëmundje janë hiper tensioni, diabeti, yndyrërat e rritura, moshat e shtyra, si dhe trashëgimia.

Ndryshe,projektin për këto intervenime të stentimit të arterieve karotide, e ka mbështetu Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë përmes Bankës Botërore.

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
LAJMI TJETËR →
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

Lexo edhe

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

1 min më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

10 min më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

26 min më parë
Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut
Kosova

Në Prishtinë nis gjykimi në mungesë kundër 21 të akuzuarve për Masakrën e Reçakut

1 orë më parë
Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik
Kosova

Bashkëpunimi Kosovë–SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

1 orë më parë
Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Kosova

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim
Kosova

​Katër të akuzuarit në rastin “Toka 2” dënohen me gjithsej 32 vjet burgim

2 orë më parë
Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve
Kosova

Kuvendi i LDK-së me vendim përcaktoi si orientim angazhimin për shmangie të zgjedhjeve

2 orë më parë
Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë
Kulturë

Sunny Hill hap dyert sot, Kosova bëhet qendra e muzikës për tri ditë

3 orë më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së

3 orë më parë