RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Steinmeier- Osmanit: Të interesuar për stabilitet, mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE
🇽🇰 Kosova

Steinmeier- Osmanit: Të interesuar për stabilitet, mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE

(Lajm i përditësuar) Osmani: Falënderuese për mbështjetjen e presidentit gjerman Steinmeier Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u deklarua pas takimit që ka zhvilluar me homologun e saj gjerman Steinm

nga B G2 tetor 20242 tetor 2024

(Lajm i përditësuar)


Osmani: Falënderuese për mbështjetjen e presidentit gjerman Steinmeier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u deklarua pas takimit që ka zhvilluar me homologun e saj gjerman Steinmeier.

Ajo tha se është shprehur falënderuese për mbështjetjen e presidentit gjerman për integrimin e Kosovës.

“Pas vizitës zyrtare në vitin 2021, dhe një sërë takimesh pune e telefonatash, sot u prita sërish në takim pune në Pallatin Bellevue në Berlin nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank Ëalter Steinmeier. 🇽🇰🇩🇪Falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Steinmeier për integrimin tonë në institucionet euroatlantike si dhe për diskutimet e rëndësishme për rrugën përpara.”, shkroi Osmani në Facebook.


Steinmeier – Osmanit: Të interesuar për stabilitetin e rajonit, mbështesim anëtarësimin e Kosovës në BE dhe KiE

Presidenca  gjermane ka njoftuar për takimin që presidenti Steinmeier  ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Bëhet e ditur se gjatë takimit Steinmeir i tha Osmanit se anëtarësimin  e Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Sot Presidenti Federal Steinmeier priti Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Berlin. Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, theksoi presidenti në bisedë. Vendi duhet të punojë për të krijuar kushtet e nevojshme për këtë.”, thuhet në njoftimin e presidencës gjermane.


Osmani takohet me Steinmeier

Presidentja e Kosovës po qëndron në Gjermani. Ajo atje do të pritet nga homologu i saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier në ora 09: 30.

Gjatë të martës ajo u prit nga ministrja gjermane Annalena Baerbock, të cilën e njoftoi se integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës po e pengon presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Po ashtu, gjatë vizitës së saj në Gjermani, Osmani do të jetë folëse në sesionin “Dialogu i Liderëve në kuadër të Berlin Global Dialogue”, ku do të diskutohet tema “Rimendimi i qëndrueshmërisë – përgjigja ndaj ndryshimeve gjeopolitike”./21Media

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

14 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

14 orë më parë
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

16 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

13 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë