RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Nis Java kundër korrupsionit

Një sërë aktivitetesh në kuadër të Javës kundër Korrupsionit në Kosovë 9 dhjetori njihet ndryshe edhe si “Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”, e cila shënohet që nga kalimi i Konventës së Kombeve

nga Kaltrina Berila9 dhjetor 20199 dhjetor 2019

Një sërë aktivitetesh në kuadër të Javës kundër Korrupsionit në Kosovë

9 dhjetori njihet ndryshe edhe si “Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”, e cila shënohet që nga kalimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit më 31 tetor 2003, për të rritur ndërgjegjësimin publik për antikorrupsion.

Sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, në vendet në zhvillim, fondet e humbura për korrupsion vlerësohen në 10 herë më shumë se sa ndihma zyrtare për zhvillim.

Korrupsioni është një krim i rëndë që mund të dëmtojë zhvillimin social dhe ekonomik në të gjitha shoqëritë, ndaj të cilit asnjë vend, rajon ose komunitet nuk është imun.

Edhe organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, për vitin e katërt me radhë, janë bërë bashkë në Javën kundër Korrupsionit, e cila do të nisë sot.

Gjatë kësaj jave do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit në qeverisje, prokurim publik, shëndetësi e arsim, teksa fokusi kryesor do të jenë sinjalizuesit, mbrojtja e tyre dhe ligji për sinjalizuesit, i cili është miratuar këtë vit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojnë të gjeturat e studimit rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve.

Edhe Organizatat e Koalicionit do të publikojnë Kalendarin e Aktiviteteve të Javës kundër korrupsionit. Ndërsa, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizon ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019.

Lëvizja FOL mban tryezë diskutimi me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve – Sfidat e zbatimit në praktikë”, teksa UNDP dhe Agjencia zvicerane për zhvillim dhe kooperim SDC organizojnë ceremoni të ndarjes së çmimeve për gazetari me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Po me rastin e kësaj dite, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” me rastin e shfaqjes së premierës së dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”, kanë organizuar një program, ku do të flasë edhe zëvendës shefi i Ambasadës amerikane në Kosovë, Nicholas Giacobbe.

Ndryshe, Java Kundër Korrupsionit, e cila mbështetet nga Ambasada amerikane në Prishtinë, do të zgjasë deri më datën 13 dhjetor.

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
LAJMI TJETËR →
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

Lexo edhe

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

1 min më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

1 min më parë
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
Futboll

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

52 min më parë
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

2 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

2 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh
Kosova

Policia shton masat e sigurisë për “Sunny Hill”, paralajmëron bllokime rrugësh

4 orë më parë
Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë
Kosova

Rrezik për jetën e punëtorëve, pezullohen punimet në dy kantiere ndërtimi në Prizren e Suharekë

4 orë më parë
Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve
Kosova

Të shtunën i jepet lamtumira e fundit Lisa Milicaj Bajraktarit, RTV21 ju shpeh ngushëllime familjarëve

4 orë më parë
Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos
Futboll

Kundërshtimet ndaj FIFA-s shtohen, edhe Konfederata Aziatike i bashkohet UEFA-s kundër planit të Infantinos

4 orë më parë