Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus: Të largohet brenda 72 orësh!
Shpallet “non grata” në Shqipëri diplomati i Federatës Ruse Alexey Krishoveev. Sipas ministrisë së Jashtme Shqiptare bëhet me dije se ai ka shkelur disa herë masat anti-covid në Shqipëri. “Që prej m
Shpallet “non grata” në Shqipëri diplomati i Federatës Ruse Alexey Krishoveev.
Sipas ministrisë së Jashtme Shqiptare bëhet me dije se ai ka shkelur disa herë masat anti-covid në Shqipëri.
“Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masava të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë., thuhet në njoftimin e ministrisë.
Diplomati Alexey Krivosheev, ka detyrim që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.
“Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar., bëhet e ditur në njoftim.

Më të fundit
Të gjitha →
Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë






