RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFutboll
Futboll

Shqipëria aranzhon dy ndeshje miqësore me Italinë për grupmoshat e reja

Për të dytin vit radhazi, ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë, U-18 dhe U-19 do të zhvillojnë dy miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Italisë në muajin gusht. Departamenti i Komunikimit në FSHF

nga Venera Grabanica4 korrik 20224 korrik 2022

Për të dytin vit radhazi, ekipet kombëtare të moshave të Shqipërisë, U-18 dhe U-19 do të zhvillojnë dy miqësore kundër bashkëmoshatarëve të Italisë në muajin gusht.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se dy institucionet e futbollit kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy sfidave miqësore në Itali në datën 11 gusht, teksa edhe grumbullimi i ekipeve tona kombëtare do të bëhet në Koverçano që prej datës 6 gusht.
Fillimisht do të jetë Shqipëria U-18, e drejtuar nga Ardi Behari që do të zbresë në fushë, me kuqezinjtë që do të sfidojnë bashkëmoshatarët italianë më 10 gusht në këtë miqësore luksi në Koverçano, ndërsa një ditë më pas, do të jetë skuadra e drejtuar nga Armando Cungu që do të masë forcat ndaj Italisë U-19.
Të dy trajnerët dhe stafet e ekipeve kombëtare U-18 dhe U-19 kanë mundësinë të testojnë futbollistët që do të ftojnë në këto dy ndeshje të rëndësishme ndaj një kundërshtari prestigjioz si Italia.
Kjo është një mundësi shumë e mirë kryesisht për Kombëtaren U-19 dhe stafin e këtij ekipi për të kolauduar grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022/2023, ku kuqezinjtë janë shortuar në grupin 7 me Belgjikën dhe Spanjën. Këto ndeshje do të luhen në Belgjikë në muajin shtator, në datat 21 dhe 24 shtator.
Shqipëria U-19 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime e miqësore përgjatë këtij viti, teksa edhe ekipi i drejtuar nga Ardi Behari ka zbritur disa herë në fushë nga muaji janar i vitit 2022, duke testuar disa dhjetëra lojtarë që aktivizohen brenda e jashtë vendit.

​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit
LAJMI TJETËR →
​Maresca mohon bisedimet për largimin e Rodrit

Lexo edhe

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)
Lajme

CLARA UPLOAD TEST POST (delete me)

4 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

10 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

10 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

11 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

11 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë
Kosova

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

14 orë më parë
​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane
Sport

​Kosova mposht Serbinë në golf, fitore historike në arenën evropiane

14 orë më parë
Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar
Kosova

Zja*i te objekti në rrugën “B” në Prishtinë, policia: Nuk ka të lënduar

15 orë më parë
​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë
Kosova

​Prishtina “mbushet” për Sunny Hill: 95% e akomodimeve janë të rezervuara këtë fundjavë

15 orë më parë